Në vitlindjen e Ferizajt, duke çmuar vlerat e kontributin e jashtëzakonshëm për shëndetësinë ferizajase, duke vlerësuar angazhimin e rezultatet domethënëse në fushën e shëndetësisë dhe menaxhimit institucional të saj, për personalitetin e dëshmuar profesional, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ndau dekoratën “NDERI I QYTETIT” për DR. BAHRI GOGA dhe DR. XHELADIN REÇICA Për kontributin historik për shëndetësinë në Ferizaj, në përfaqësim të idealeve të larta të humanizmit e të atdhedashurisë.