Kryetari Aliu në çastet e para të ndërrimit të moteve, vizitoi punonjësit e institucioneve që kujdestaruan

Në çastet e para të ndërrimit të moteve, kreu i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, i prirë nga numri dy i Komunës, nënkryetari Lulzim Aliu, shoqëruar edhe nga drejtorët komunal Kemajl Emini, Arben Halili dhe Sabri Murseli, si tradicionalisht, vizituan institucionet që kujdestaruan në natën e ndërrimit të moteve siç janë Policia Rajonale në Ferizaj- Stacioni Policor në Ferizaj, Spitalin e Përgjithshëm, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Brigadën e Zjarrfikësve në Ferizaj, për t’i uruar punonjësit e këtyre institucioneve vit të mbarë, gjithashtu edhe për t’u njohur mbi rrjedhën e punës në natën e ndërrimit të moteve. Nga drejtues e punonjës të institucioneve të lartpërmendura, u njoftua se gjendja e përgjithshme në natën e ndërrimit të moteve ishte e qetë dhe nuk pati ndonjë vështirësi të caktuar në kryerjen e detyrave zyrtare. Me këtë rast, nënkryetari Aliu dhe drejtorët komunal uruan për drejtuesit e punonjësit e këtyre institucioneve, Vitin e Ri 2022, duke ju dëshiruar mbi të gjitha shëndet e mbarësi në punën e tyre të përditshme.

May be an image of 10 people and people standing

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …