51 nga 150 vite të themelimit të Ferizajt, janë vite të zërave të bukur të grave dhe vajzave, misionit historik që patën ato në promovimin e vlerave muzikore dhe emancipimin e gruas, ngjarja që jehoi për mbi gjysmëshekulli me zërin e saj në gjithë gjeografinë shqiptare e lidhur pashkëputshëm me ansamblin artistik emblematik të Ferizajt, kënga e vallet e së cilëve u luajtën për dekada për të na bërë krenarë, për t’i krijuar qytetit identitet kulturor, për të ngritur në piedestal zhvillimin tonë kulturor, andaj në jubileun e 150-të të themelimit të Ferizajt, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ndau dekoratën “NDERI I QYTETIT” për ANSAMBLIN E KËNGËVE DHE VALLEVE “KASTRIOTËT” dhe FESTIVALIN “KOSOVARJA KËNDON”, për përfaqësim të dinjitetshëm të Ferizajt, në përurim të vlerave më të arrira kulturore e artistike.
Po ashtu kryetari Aliu ka nda dekoratën “NDERI I QYTETIT” për SHOQATËN E ARTISTËVE FIGURATIV “ZEF KOLOMBI”, për përfaqësim të dinjitetshëm të Ferizajt, në përurim të vlerave më të arrira kulturore e artistike.
Dashuria për fjalën e shkruar, për librin, shkrirë në dekada punë krijuese, promovuese të krijuesve të dëshmuar por edhe strehë e promovues për talentët e rinj, është kjo vepra kontributplote, shkruar në historinë e Ferizajt, mbetur e ruajtur si vlerë e veçantë e skenës sonë kulturore, kryetari Aliu ndau dekoratën “NDERI I QYTETIT” edhe për KLUBIN LETRAR “DE RADA”, për përfaqësim të dinjitetshëm të Ferizajt, në përurim të vlerave më të arrira kulturore e artistike.