Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu me anë të një postimi në facebook ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Osmani, bashkëluftëtarëve të të ndjerit, miqve e të njohurve të tij me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fetah Osmani.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
“Me dhembje e pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit tonë, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fetah Osmani. Vepra e kontributi i tij për lirinë e Kosovës, do të mbeten gjurmë të pashlyeshme e lavdiplote për lirinë e shtetësinë tonë. Ngushëllime të sinqerta familjes Osmani, bashkëluftëtarëve të të ndjerit, miqve e të njohurve të tij” mbyllet telegrami i ngushëllimit I kryetarit të komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.