leoni

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur, ish drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, mikut tim të çmuar, ferizajasit të shquar, Sylejman Shaqiri.

Sa e rëndë është kjo ditë, ky pikëllim për amshimin e Sylës, të rrallit personalitet që gjithë jetën e tij, rrezatoi mirësi, virtyte të çmuara njerëzore, vlera të dëshmuara profesionale e mbi të gjitha misionin që ai kishte gjithë jetën, misionin për të vërtetën, për informimin e publikut.

Sot Ferizaj është më i varfër, pa emrin e tij, pa Sylejman Shaqirin, që mishëronte ferizajasin e shquar e të përkushtuar në profesion. Gazetaria shqiptare humbi një nga emrat e përveçëm të saj, porse krenarë na mban trashëgimia e tij, vepra jetësore që la prapa, si udhërrëfim për brezat e sotëm e të së ardhmes.

Lamtumirë miku im, Sylejman Shaqiri!

Lamtumirë ferizajas i rrallë!

Ngushëllime familjes Shaqiri, kolegëve të profesionit, miqve e të njohurve të të ndjerit! Shpirti i tij, u prehtë në paqen e parajsës së paskaj, thuhet në telegramin engushëllimit të kryetarit të komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Familja e të ndjerit në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Klubin e Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj sot më 19 Prill 2025 (E Shtunë) në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, organizuan MBLEDHJE KOMEMORATIVE, në kujtim të jetës dhe veprës së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Bizneset paralajmërohen se do të gjobitën nëse nuk mirëmbajnë hapësirat para lokaleve të tyre

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Malishevës njofton të gjitha subjektet afariste që operojnë …