Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në një takim aktoren e re, fituese e dy çmimeve prestigjioze, Uratë Shabani.
“Uratë Shabani është e reja ferizajase që ka ndarë pasionin e talentin e saj mes filmit dhe teatrit. Sukseset e saja kanë kulmuar me një standard të ri në skenën kulturore, duke u vlerësuar me çmimin si “Aktorja më e mirë” në dy festivale prestigjioze si Festivali i Filmit në Sarajevë dhe “Prifilm Fest” në Prishtinë, sukses ky i shënuar me filmin “Luaneshat e kodrës” me regjinë e Luana Bajramit.
Suksese të tilla na gëzojnë, aq më tepër kur Ferizaj dhe kultura e vendit, çmohet lartë në skenat ndërkombëtare”, ka shkruar në llogarin e tij në facebook, Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.