Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur sot në takim Ekipin e ri për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Ferizaj të kryesuar nga Komandanti i LMT-së, rreshteri i klasit të parë Ryan Johnson, rreshteri i klasit të parë Eric Calvo, rreshteren Janelle Viano dhe specialistin Morgan May anëtarë të ekipit LMT në Ferizaj.
Në këtë takim është diskutuar rreth zhvillimeve të gjithë mbarshme në komunën e Ferizajt, projektet e shumta që do të kryhen në vazhdim e që janë në të mirë të të gjithë qytetarëve pa dallime. Kryetari Aliu ju ka uruar mirëseardhje kësaj ekipe, si dhe i ka falënderuar për bashkëpunimin e ndërsjelltë që ka KFOR-i, në garantimin e sigurisë për qytetarët e komunës së Ferizajt.