Kryetari Aliu, priti në takim një grup të fermerëve ferizajas

Mesditën e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, pritën në takim një grup të fermerëve ferizajas, të mbetur pa aplikuar në thirrjen publike të Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, për subvencionet e vitit 2022. Shqetësim, i yni dhe i fermerëve ferizajas është afati i shkurtër për aplikim, e që me këtë rast janë dy rrethana që kanë krijuar këtë gjendje, pra pamundësinë për aplikim për rreth 200 fermerë ferizajas, së pari është periudha e aplikimit, që ka përfshirë disa ditë feste në kuadër të ditëve të rregullta të punës, së dyti dhe kryesore mbetet moszbatimi nga Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë i Udhëzimit Administrativ të MBPZHR Nr.02/2022, që parasheh përveç afatit të rregullt të aplikimit, shtyrjen e këtij të fundit edhe për 15 ditë shtesë, e që në këtë rast, nga Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, afati për aplikim është shtyrë vetëm për 5 ditë dhe jo 15 siç parasheh udhëzimi administrative i lartcekur. Duke qenë kështu, Komuna e Ferizajt, përkatësisht Kryetari i Komunës, Agim Aliu dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj, Burim Bajrami kanë dërguar disa herë shkresë në Ministrinë e Bujqësisë që të shtyhet ky afat, por deri në këtë moment, nuk kemi pranuar asnjë përgjigje nga kjo Ministri. Në këtë rast, theksojmë se shkresa i është drejtuar përveç Ministrit z. Faton Peci edhe zyrtarëve kompetent brenda Ministrisë së Bujqësisë. Nga sa më sipër, nga kjo rrethanë e rënduar për fermerët ferizajas, edhe përmes këtij deklarimi publik, kërkojmë nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, që të shtyj për 10 ditë pune, afatin që të krijohet kështu mundësia e aplikimit për fermerët ferizajas, për pagesa direkte të MBPZHR-së për vitin 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …