Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu priti në zyrën e tij, nënën e Dëshmorit të Kombit, Arton H. Ajeti, bashkëqytetaren Enisa Ajeti, e cila pranoi dekoratën “Nderi i Qytetit” të ndarë nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për Dëshmorin e Kombit të UÇK-së, Arton H. Ajeti, i cili këtë titull gjithashtu ndau për të gjithë Dëshmorët e Kombit, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, shoqatën e të burgosurve politik dhe të të pagjeturve, më 12 Qershor 2023, në një ceremoni të veçantë në nderë të Ditës së Çlirimit të Ferizajt.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!