Kryetari Aliu, raporton për punën, të arriturat, sfidat dhe projektet në gjashtëmujorin e parë të këtij viti si dhe diskutoi edhe për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2025-2027

Sot është mbajt takimi i parë publik i Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu për të diskutuar për të arriturat,  sfidat, projektet e gjashtëmujorit të parë të këtij viti si dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore 2025-2027. Për mbi dy orë qytetarët dhe përfaqësuesit e fshatrave dhe zonave urbane, patën rastin që të bëjnë pyetje dhe të parashtrojnë kërkesat për komunitete ku jetojnë. Përgjithësisht u vunë në pah investimet që ka bërë Komuna e Ferizajt në të gjitha fshatrat e zonat urbane, për të cilën kryetarët e përfaqësuesit e fshatrave e zonave urbane falënderuan qeverisjen lokale. Në hapje të diskutimit, i pari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi mbi punët, projektet e zhvilluara si dhe aktivitetet tjera që shënuan 6 mujorin e parë të këtij viti. Kryetari Aliu, tha se në vitin 2023 është marrë vendimi që të ulim 33% tatimin në pronë për vitin 2024. “Në vitin 2023, tejkaluam planin për të hyrat vetanake për 36.11%, hartuam organogramin e ri të Komunës, për t’i dhënë administratës e shërbimeve komunale, një dinamikë të re pune”, është shprehur Aliu. Kryetari Aliu, gjatë prezantimit  të punës së tij,  është ndalur edhe në planin e infrastrukturës, shërbimeve publike dhe mjedisit. Kryetari Aliu, në këtë takim publik ka thënë se në kuadër të Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitin 2025-2027 janë paraparë edhe struktura e shpenzimeve sipas kategorive ekonomike. Sipas tij për vitin 2025 për shpenzime kapitale janë paraparë 12,102,172.32 euro , nga buxheti prej 46,393,312.00 euro. Ndërkaq qytetarët e pranishëm në këtë diskutim, kanë lavdëruar punën e Kryetarit Aliu. Ata janë shprehur tejet mirënjohës për shumë projekte të cilat janë realizuar në të mirën e përgjithshme. Qytetaret kanë parashtruar edhe një varg kërkesash të cilat kishin të bënin kryesisht me infrastrukturë rrugore. Pyetjeve të qytetarëve ju përgjigjën drejtorët e drejtorive komunale, por edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …