Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, si kryetar i delegacionit të AKK-së së bashku me anëtarë të tjerë kanë përfaqësuar Komunat e Republikës së Kosovës, në Konferencën Ndërkombëtare “MuniWorld2022” që po mbahet këto ditë në Tel Aviv të Izraelit me ftesë të Asociacionit të Autoriteteve Lokale të Izraelit, konferencë ku mori pjesë edhe Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog si dhe kryetari i Jerusalemit, Moshe Lion e që fokus ka të trajtoj tema e shkëmbej përvojat ndërkombëtare në fushën e menaxhimit të komunave. Kryetari Aliu tha se ishte kënaqësi e veçantë që në këtë vizitë në Izrael të takojmë e shoqërohemi edhe nga Shkëlqesinë e Saj, Ambasadoren e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.