Kryetari Aliu takohet me zyrtarët e TIKA-s

Gjatë ditës së premte, kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka zhvilluar një takim me zyrtarët e TIKA-s me ç’rast u diskutua për projektet dhe aktivitetet të cilat mund të zhvillohen në vitin 2018.

Me këtë rast, kryetari Aliu ka falënderuar popullin turk për mbështeten e dhënë për Kosovën në realizimin e shumë projekteve të përbashkëta.

E nga ana tjetër përfaqësuesit e TIKA-s edhe një herë kanë uruar kryetarin Aliu për detyrën e re si dhe janë dakorduar që TIKA me projekte dhe aktivitete të ofroj më shumë mbështetje për Komunën e Ferizajt në vitin 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …