Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu uron besimtarët e besimit Islam me rastin e festës së Kurban Bajramit. Në urimin e tij thuhet:
Të dashur bashkëqytetarë të besimit islam!
Në këtë ditë të sakrificës për Krijuesin, rrënjëve tona të ngulitura thellë në dije të lashta e besim, me devotshmëri e mirësi për njëri-tjetrin, dorë mbështetëse për nevojtarët, dëshiroj t’ju uroj Festën e Kurban Bajramit, me dëshirën që gëzimet të ngrohin zemrat tuaja, mbarësitë të shtegtojnë bashkë me ju në çdo hap e mbi të gjitha shëndeti e dashuria të mbizotërojnë për të gjithë.