Kryetari Aliu uron punonjësit shëndetësor në prag të Vitit të Ri

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Kemajl Emini dhe drejtorë tjerë komunal, vizituan Spitalin Rajonal të Ferizajt dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, për t’i uruar drejtuesit e mantelbardhët në prag të festës së Vitit të Ri. Kryetari Aliu u njoftua nga afër edhe me punën, sfidat e sukseset që shënuan këtë vit për shëndetësinë ferizajase, duke përgëzuar e falënderuar punonjësit shëndetësorë për punën e përpjekjen e tyre gjatë këtij viti, për të mbrojtur e kujdesur për shëndetin e qytetarëve. Menaxhmentet e të dy institucioneve shëndetësore, prezantuan një raport të shkurtër të punës së tyre vjetore, gjersa ndanë mirënjohje për Kryetarin Aliu për mbështetjen gjatë këtij viti. Gjithashtu, për punonjësit shëndetësor dhe sektorët shëndetësor që u dalluan gjatë vitit 2022, u ndanë mirënjohje.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …