Kryetari amerikan, Joe Biden, e ka përsëritur në Paris mbështetjen e fuqishme për Ukrainën e cila po lufton pushtimin e Rusisë, dhe ka paralajmëruar që Kremlini nuk do të ndalet në këtë shtet, nëse fiton. Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi që ka pasur me presidentin francez, Emmanuel Macron në Paris. “Presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të ndalet në Ukrainë… E gjithë Evropa është e kërcënuar. Ne nuk do të lejojmë të ndodhë diçka ashtu”, ka thënë Biden, shkruan REL. “Shtetet e Bashkuara janë duke mbështetur Ukrainën. Nuk do ta braktisim, e përsëris”. Macron e ka falënderuar Bidenin për këto qëndrime: “Faleminderit zoti president, që jeni president i fuqisë më të madhe të botës dhe që e kryeni këtë detyrë me besnikërinë e një partneri që respekton evropianët. Macron e ka mirëpritur Bidenin në Paris, duke konsideruar që vizita e zyrtarit të lartë amerikan shpërfaq lidhjet e fuqishme mes dy shteteve për çështjet e sigurisë globale. Biden është pritur me nderime të larta dhe dy presidentët më pas kanë kryer homazhe te ushtarët e rënë gjatë luftës, si dhe janë takuar me veteranë të Luftës së Dytë Botërore.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …