Kryetari amerikan, Donald Trump ka deklaruar se po vijnë lajme të mira lidhur me Sirinë dhe Lindjen e Mesme”. Trump ka bërë një deklaratë pas përfundimit të afatit 120 orësh që u dha pas marrëveshjesh së arritur mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me pjesën verilindore të Sirisë. “Duket se po vijnë lajme të mira lidhur me Sirinë dhe Lindjen e Mesme. Do të vijnë edhe informacione të tjera”, është shprehur Trump. Bashar al Asad ka pranuar plotësisht marrëveshjen midis Rusisë dhe Turqisë për ndarje në zonat e kontrollit dhe ndikimit midis trupave të Ankarasë dhe Moskës në verilindje të Sirisë. Kryetari rus, Vladimir Putin dhe Asad kanë zhvilluar një bisedë telefonike, pasi Putin kishte arritur marrëveshjen me kryetarin turk Rexhep Tajip Erdogan, për një marrëveshje me 10 pika.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …