Kryetari amerikan, Donald Trump, ka dhënë shenja për ulje të tensioneve në konfliktin e tij me Teheranin, që ka dërguar botën në prag të luftës, duke bërë me dije që nuk do të përdorë forcën ushtarake për t’u hakmarrë kundër Iranit për sulmet e tij me raketa në dy baza ushtarake amerikane në Irak, që nuk kanë rezultuar me viktima. Trump ka përzier terme të neverisë për politikat e Iranit në sponsorim të terrorizmit me ato për paqe dhe bashkëpunim, në një fjalim drejtuar kombit në Shtëpinë e Bardhë më 8 janar, teksa bota ka qenë në pritje të lajmit nëse do të nisë një luftë e re në Lindjen e Mesme. I rrethuar nga nënpresidenti, Pens Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper dhe zyrtarët më të lartë ushtarakë, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të përdorin fuqitë e tyre ekonomike për të goditur Teheranin për nisjen e raketave të tij balistike në dy baza amerikane.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …