Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmes një letre dërguar kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar popullin e Kosovës në përvjetorin e njëmbëdhjetë të pavarësisë. Në emër të popullit amerikan, e përgëzoj mbarë popullin e Kosovës për këtë përvjetor. Marrëdhëniet tona të fuqishme bilaterale janë të rrënjosura në vizionin e përbashkët të një Kosove dhe Ballkani Perëndimor stabil, të sigurt dhe të begatë. Tani kur Kosova po fillon dekadën e saj të dytë si një vend i pavarur dhe sovran, unë i inkurajoj qytetarët e Kosovës që të fokusohen në ruajtjen e parimeve demokratike, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e mundësive ekonomike dhe tregtare. Më e rëndësishmja, Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet, që është esenciale për integrimin perëndimor të Kosovës. Shtetet e Bashkuara mbesin partner për të gjithë ata të cilët ndajnë këto vlera dhe janë të gatshëm të kryejnë punë të rënda të nevojshme për suksesin e tanishëm dhe të ardhshëm të Kosovës, thuhet mes tjerash në letrën që kryetari amerikan Donald Trump i ka dërguar kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …