Kryetari amerikan, Joe Biden ka arritur në Bruksel, me ç’ rast thuhet se do t’ia dërgojë një porosi kryetarit rus, Vladimir Putin, në kohën kur Rusia ka hyrë në muajin e dytë të fillimit të pushtimit të Ukrainës, edhe pse Aleanca Perëndimore sipas Bidenit është më e fuqishme se kurrë më parë – madje që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Dita e tij ka filluar në mëngjes me samitin emergjent të NATO-s i përcjell nga një takim tjetër i i Grupit 7, ku do t’i bashkohen përfaqësuesit e vendeve të BE në ndërtesën e Këshillit të Evropës. Këto tri institucione tejet të rëndësishme janë bashkuar për të diskutuar situatën e luftës brenda Ukrainës, ku avancimi i ushtrisë ruse ka ngecur e vdekjet e civilëve sa vijnë e po shtohen.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …