leoni

Kryetari amerikan, Joe Biden, ka arritur sot në Evropë, ku do të vizitojë disa vende dhe do të marrë pjesë në takime të ndryshme

Kryetari amerikan, Joe Biden, ka arritur sot në Evropë, për të zhvilluar një agjendë të ngjeshur, përfshirë pjesëmarrjen në samitin e 20 vendeve më të industrializuara në botë, i cili këtë vit mbahet në Romë. Ai do të bisedojë me aleatët për programin bërthamor të Iranit dhe do të zhvillojë një sesion të planifikuar me Papa Françeskun në Vatikan. Biden do të marrë pjesë edhe në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Klimën, në Glasgou të Skocisë, pasi shumë vende të botës po përpiqen  të përballen me efektet e ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale. Takimi i parë në agjendë është me Papa Françeskun në Vatikan, më 29 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …