Kryetari amerikan, Joe Biden, ka folur edhe një herë për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit mes Izraelit e Hamasit. Edhe pse vazhdimisht ka treguar se qëndrimi i administratës së tij është në mbështetje të së drejtës së Izraelit për vetëmbrojtje, kur vjen fjala tek vijimësia e marrëdhënies tejet të vështirë të dy palëve në fjalë, shefi i Shtëpisë së Bardhë mbron planin e një “qeverie të vetme” të Bregut Perëndimor dhe Gazës nën një autoritet palestinez të rinovuar. Në një artikull në “Washington Post”, ai përmendi gjithashtu futjen e sanksioneve kundër kolonëve ekstremistë në Bregun Perëndimor. Një zgjidhje me dy shtete është e vetmja mënyrë për të garantuar sigurinë afatgjatë të popullit izraelit dhe atij palestinez, thuhet në shkrimin e Bidenit. Edhe pse mund të duket tani se e ardhmja nuk ka qenë kurrë më larg, kriza e ka bërë atë edhe më urgjente. Populli palestinez, tha ai meriton shtetin e tij dhe një të ardhme të lirë nga Hamasi islamik. Imazhet nga Gaza dhe vdekja e mijëra civilëve, duke përfshirë fëmijë, më thyejnë zemrën. Tani qëllimi duhet të jetë përfundimi i luftës përgjithmonë dhe thyerja e ciklit të dhunës, thuhet mes tjerash në artikull.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …