Kryetari amerikan, Joe Biden ka folur për urdhrin e armëpushimit të përkohshëm të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe shprehu skepticizëm për qëllimet e tija të vërteta. Putin ka urdhëruar armëpushim në Ukrainë, i cili do të zgjasë një ditë e gjysmë. Armëpushimi, njoftoi Kremlini, u urdhërua nga Putini për të shënuar Krishtlindjet, të cilat të krishterët ortodoksë i festojnë të shtunën. Unë nuk do të komentoj atë që po thotë Putin. Por kjo ishte interesante për mua. Më 25 dhjetor dhe në ditën e Vitit të Ri, ai nuk e kishte problem të bombardonte spitale, çerdhe dhe kisha. Unë mendoj se ai në të vërtetë dëshiron të merr pak oksigjen”, tha Biden para gazetarëve. Ndërkohë, Mihailo Podolak, këshilltar i kryetari ukrainas Vladimir Zelensky, hodhi poshtë thirrjen e Putinit për armëpushim dhe saktësoi se Ukraina nuk sulmoi territorin e huaj, por ishte Rusia, që sulmoi Ukrainën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …