Kryetari amerikan, Joe Biden, në ditët e ardhme pret një sulm të Rusisë kundër Ukrainës. Ai paralajmëroi nga pasojat e një pushtimi. “Jam i bindur që ai e ka marrë vendimin”, tha Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. “Ne kemi arsye ta mendojmë këtë. Jemi të mendimit, se forcat e armatosura ruse, ndër të tjera do vinin në shënjestër edhe kryeqytetin Kiev. Megjithatë Rusia ende e ka një zgjedhje, mes “një lufte katastrofale dhe të pakuptimtë” si dhe “diplomacisë”. Deri në fillimin e një marshimi ushtarak “diplomacia është gjithmonë një mundësi”.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …