Kryetari amerikan Joe Biden, sot do të vizitojë Izraelin, derisa kriza humanitare në Gazë vazhdon të përshkallëzohet. Mbërritja e Presidentit Biden vjen ndërsa forcat izraelite janë vendosur pranë kufirit me Gazën. Deri më tani janë vrarë nga luftimet mbi 1400 izraelitë dhe 2800 palestinezë. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e bëri të ditur udhëtimin e kryetarit Biden pas takimit prej shtatë orësh me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu. Ai po vjen në një moment jetik për Izraelin, për rajonin, dhe për botën. Dhe po vjen për të bërë këto gjëra: Së pari, presidenti do të ripohojë solidaritetin e Shteteve të Bashkuara me Izraelin dhe përkushtimin tonë të çeliktë ndaj sigurisë së tij. Së dyti, Presidenti Biden do të nënvizojë mesazhin tonë tepër të qartë për të gjithë faktorët, shtetërorë apo jo-shtetërorë, që përpiqen të përfitojnë nga kriza për ta sulmuar Izraelin. Mos e bëni këtë. Për këtë qëllim, ai ka dislokuar në rajon dy grupe luftarake detare me aeroplanmbajtëse dhe mjete të tjera ushtarake”, tha Sekretari Blinken.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …