Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër urimi kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit. Në letër shkruan I nderuar Z. President, Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë të uroj popullin e Kosovës për Ditën e Pavarësisë suaj më 17 shkurt. Partneriteti mes dy shteteve tona mbështetet në vlerat dhe interesat e përbashkëta. E ardhmja e Kosovës sovrane, multietnike dhe demokratike mbështetet në rajonin e Ballkanit stabil dhe të begatë i cili është plotësisht i integruar në bashkësinë ndërkombëtare.
