leoni

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e rithekson mbështetjen për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Kryetari amerikan, Xho Bajden, mbrëmë mbajti fjalimin vjetor drejtuar kombit, në një seancë të përbashkët të Kongresit

Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kritikoi kundërshtarin e tij të mundshëm republikan, Donald Trump, për përkulje ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, dhe i kërkoi Kongresit amerikan ta miratojë ndihmën për Ukrainën, duke paralajmëruar se demokracia në të gjithë botën është nën kërcënim. Biden mbajti  mbrëmë fjalimin vjetor drejtuar kombit, në një seancë të përbashkët të Kongresit. Ai e kritikoi Trumpin për komentet e fundit në lidhje me NATO-n – aleancën e mbrojtjes të udhëhequr nga SHBA-ja, e cila shënon 75-vjetorin e themelimit këtë vit. Duke folur gjatë një tubimi muajin e kaluar, Trump tha se derisa shërbente si president, e ka paralajmëruar një aleat të NATO-s se “do ta inkurajonte Rusinë të bëjë çfarë dreqi do” me ata anëtarë të aleancës që nuk paguajnë sa duhet për qëllime të mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …