Kryetari Asllanaj kërkon nga qytetarët kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve të nxehta

Kryetari i komunës së Suharekës z. Sali Asllanaj i është drejtuar qytetarëve për kujdesin të shtuar gjatë këtyre ditëve të nxehta me temperatura të larta dhe thatësisë së theksuar, ekziston mundësia e shpërthimit të zjarreve në teren, dhe e përhapjes së shpejtë e të pa kontrolluar të zjarreve.

Apelojmë tek qytetarët e komunës së Suharekës që në këtë kohë të mos shkaktojnë zjarre në ambiente të hapura duke i ndezur hamulloret ( serrnishtat) në fushë duke u bërë shkaktarë të përhapjes së zjarreve edhe në pyje të cilat janë të kufizuara me ara të korrura.

Pronaret, shfrytëzuesit e objekteve, pjesëve të objekteve dhe hapësirave si dhe çdo person i cili e vëren rrezikun e drejtpërdrejt nga shkaktimi i zjarreve, ose e vëren zjarrin është i obliguar të mënjanoj rrezikun respektivisht të fik zjarrin, nëse nuk mundë ta bëjë këtë vetëm, është i obliguar ta lajmëroj stacionin më të afërt të zjarrfikësve dhe stacionin më të afërt policor apo qendrën operative emergjente në numrin 112. Çdo person që do të evidentohet si shkaktar i qëllimshëm i zjarrit do të ndëshkohet dhe do të ndërmerren masa ligjore. Kërkojmë nga qytetarët se gjatë kësaj kohe në çdo situatë ti ikin përdorimit të flakës së hapur, pirjes së duhanit gjatë punëve fushore dhe ndezjes së mbeturinave nëpër prona private dhe pyje.

Nëpër të gjitha institucionet, ndërmarrjet punuese, pompat e benzinës dhe vendet ku depozitohen karburante dhe mjete të tjera ndezëse të rritet gatishmëria, të kontrollohen pajisjet për mbrojtje nga zjarri si hidrantët dhe aparatura për fikjen e zjarrit të jenë gjithmonë të përdorshme në ruajtjen e pasurisë dhe jetës së njerëzve, thuhet në apelin e kryetarit Asllanaj drejtuar qytetarëve të komunës së Suharekës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …