Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj ka pritur në një takim lamtumirës udhëheqësin e ADA ( Agjensioni Austriak për Zhvillim) në Kosovë z. Christian Goesits, i cili ka përfunduar mandatin e tij pesë vjeçar në Republikën e Kosovës. Gjatë kësaj periudhe ADA austriake dhe z. Christian Goesits, kanë ndihmuar Komunën e Suharekës me projekte të ndryshme të cilat kishin të bënin kryesisht me sektorin e bujqësisë. Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë, kryetari Asllanaj i ka ndarë mirënjohje z. Goesits dhe i ka dëshiruar mirëseardhje shefit të ri të Zyrës së ADA-së në Prishtinë z. Ciner. Gjatë këtij takimi u fol për realizimin e projektit të fundit me ADA-në se si është implementuar ky projekt, pastaj për kërkesat dhe nevojat tjera të sektorit të bujqësisë, përkatësisht të fermerëve të Komunës së Suharekës si dhe u bisedua edhe për një projekt të ri të ADA-së me Komunën e Suharekës.