leoni

Kryetari Asllanaj u takua me ministrin e Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti në një takim kryetarin e Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, me të cilin ka biseduar për masat mbështetëse të këtij viti, të cilat janë përfshirë në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si dhe për Programin e Pagesave Direkte.

Krasniqi e njoftoi kryetarin Asllanaj më hollësisht për skemat mbështetëse të këtij programi, në kuadër të cilave përfshihet edhe sektori i perimtarisë dhe pemëtarisë, në të cilat kjo komunë ka potencial të shtuar për të rritur nivelin e prodhimtarisë, e që sipas ministrit mund të gjejnë mbështetje të madhe si përmes granteve investive, ashtu edhe përmes pagesave direkte.

Po ashtu, në takim u bisedua edhe për projektin e Komunës së Suharekës për Zonën Ekonomike, për çka tashmë janë përmbyllur procedurat dhe pritet finalizimi i kësaj iniciative me rëndësi për zhvillimin ekonomik të komunës.

Nga ana e tij, kryetari i komunës së Suharekës Sali Asllanaj, e falënderoi ministrin për gatishmërinë për përkrahje dhe për avancim të projekteve në këtë sektor. Asllanaj e njoftoi ministrin për sfidat dhe të arriturat e komunës së Suharekës në fushën e bujqësisë, dhe shprehi përkushtimin për të bashkëpunuar edhe më tej me këtë ministri, me qëllim të realizimit të projekteve të reja në këtë sektor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …