Kryetari Bahtiri ka pritur përfaqësuesit e shkollës private “Akademia Kosovare për Lidership”

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur përfaqësuesit e shkollës elitare nga Akademia Kosovare për Lidership, Lavdim Musliu dhe Kadri Kelmendi, më të cilët ka biseduar rreth përgatitjeve që i ka bërë ky institucion arsimor, për fillimin e vitit të ri shkollor.

Lavdim Musliu, menaxher i kësaj shkolle prestigjioze,  fillimisht ka falënderua komunën e Mitrovicës për sigurimin e hapësirës për ndërtimin e shkollës dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të treguar deri me tani.

“Kjo shkollë procesin mësimor e ka filluar me një shtator, ndërsa sa i përket ligjërimit në Lidership ndiqen rregullat e modelit amerikan të ligjërimit, më profesorët më  të njohur ndërkombëtarë. Shkolla ofron edhe hapësirat e duhura për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe rekreative, pastaj ofrimin e kurseve të gjuhëve të huaja, më qellim qe nxënësit të jenë sa më të aftë”, ka thënë z.Musliu.

Kryetari Bahtiri ka falënderuar organizatën joqeveritare Amerikane me renome “Global Neighbors”, e cila  ka zgjedhur Mitrovicën për ta bërë me shkollë elitare, e cila do t’i kontribuoj shumë zhvillimit të edukimit dhe arsimit, por edhe zhvillimit ekonomik në Komunën e Mitrovicës.

“Ardhja e këtij institucioni arsimor në qytetin tonë, ju ka mundësuar shumë të rinjve të bëhen pjesë e një institucioni që ofron kushte ideale për edukim dhe arsimim të gjithanshëm dhe bashkëkohor, ku sistemi i punës është amerikan, duke promovuar kështu vlerat amerikane te ndërlidhura me ato të Kosovës” , shtoi Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …