Kryetari Bahtiri kërkon që të ofrohen shërbime cilësore e efikase për qytetarë

Me qëllim që qytetarët e komunës së Mitrovicës dhe sidomos mërgimtarët që kthehen për të pushuar në vendlindje, të kryejnë punë sa më shpejt në administratën komunale, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka urdhëruar drejtuesit e administratës komunale që të ndërmarrin të gjitha masat për mobilizimin e shërbyesve civil për të ofruar shërbime sa më efikas e cilësore.

Për tu bindur se si po zbatohet ky urdhër dhe çfarë masash janë ndërmarrë, kryetari Bahtiri ka vizituar shërbimin e ofiçarisë, ku ka biseduar me shërbyesit civilë dhe qytetarët që ndodheshin aty për të marrë ndonjë dokument.

Qytetarët me të cilët bisedoi kryetari Bahtiri, u shprehën të jenë të kënaqur me shërbimet që po ju ofrohen nga ana e punëtorëve të ofiçarisë, si dhe me kohën e shkurtër që presin për të marrë dokumentin e kërkuar.

Ndërkaq, shërbyesit civil të ofiçarisë (e cila tash punon në dy ndërrime, duke filluar në ora 08:00 deri në ora 19:00), i thanë kryetarit Bahtiri se nuk kanë probleme të theksuara sa i përket ofrimit të shërbimeve për qytetarë  dhe se po ia dalin që në kohë sa më të shkurtër t’i plotësojnë dokumentet e kërkuara nga ana e tyre.

Kryetari Bahtiri edhe me këtë rast ju tha shërbyesve civilë të këtij shërbimi, se duhet të jenë të mobilizuar gjatë gjithë sezonit të verës për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe në veçanti të mërgimtarëve nga komuna, ne mënyrë që ata të ndahen të kënaqur dhe të kenë përshtypje sa më të mira për administratën komunale. Ai tha se është i gatshëm që të plotësoj të gjitha kushtet për punë të nevojshme të shërbimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …