Kryetari Bahtiri nderoi dëshmorët e Koshares Legjendare

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me rastin e shënimit të 18 vjetorit të Betejës më të famshme të UÇK-së kundër okupatorit serb, ka vendos kurora me lule të freskëta dhe ka bërë homazhe në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve të Kombit në Kosharen legjendare.

Ai duke nderuar gjashtë dëshmorët e Kombit nga komuna e Mitrovicës që kanë rënë heroikisht në këtë betejë të lavdishme, tha se në Kosharen e lavdishme, në betejën më të përgjakshme dhe më të suksesshme të UÇK-së për çlirimin e vendit nga okupatori serb, mori pjesë edhe një numër i madh i luftëtarëve nga komuna e Mitrovicës, të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për mposhtjen e armikut me armatim të sofistikuar.

“Këtu sot pushojnë eshtrat e gjashtë dëshmorëve nga komuna e Mitrovicës, që kanë rënë heroikisht në betejën e lavdishme të Koshares gjatë luftës së UÇK-së për çlirim nga okupatori serb:

Sylejman Adem Shala, Harun Nebih Beka, Besim Ismajl Nuka, Tafil Veli Osmani, Hamdi Brahim Sheremeti dhe Ali Sadik Fejzullahu, me të cilët krenohen, jo vetëm familjet e tyre e Mitrovica, por edhe e tërë Kosovë dhe e gjithë shqiptaria”, tha kryetari Bahtiri ndër të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …