Kryetari Bahtiri priti drejtuesit e iniciativës për progres “INPO”

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe nënkryetari, Safet Kamberi, kanë pritur drejtuesit e iniciativës për progres “INPO”, Arbër Kadriu, drejtor ekzekutiv, dhe Shqiprim Lubishtani, menaxher i programit, me të cilët është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi.

Qëllimi i këtij memorandumi të lidhur ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe INPO (iniciativa për progres),  është për të bashkëpunuar në implementimin e projektit “Përfshirja e të rinjve në zhvillimin e arsimit profesional”, që ka për qëllim zhvillimin e të rinjve përmes avancimit të politikave lokale për edukimin profesional, ngritjen e vetëdijes së të rinjve për shkollim, tregun e punës dhe orientimin në karrierë.

Kryetari Bahtiri, e ka mbështetur memorandumin e iniciativës për progres, duke shtuar se është gjithmonë i gatshëm për të bashkëpunuar dhe për të ndihmuar projektet e tilla, të cilat mundësojnë përfshirjen e të rinjve në përmirësimin e politikave të arsimit dhe ngritjen e vetëdijes së të rinjve për shkollim profesional.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …