leoni

Kryetari Bahtiri priti drejtuesit e sindikatës së shërbyesve civil

Drejtuesit e Federatës të Sindikatës së Administratës Publike, me në krye Ndue Kalajn, kryetar, janë pritur të mërkurën nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me ç’rast kanë biseduar për mundësitë e riorganizimit të sindikatës në administratën komunale.

“Qëllimi ynë është që të kemi një organizim sa më të mirë e të fuqishëm sindikal të shërbyesve civil, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e garantuara me ligj. Këtu në Mitrovicë ka nevojë për riorganizim sindikal dhe për aktivitete më të fuqishme, andaj edhe kemi ardhur që të bisedojmë shtruar me përfaqësuesit sindikal dhe të kërkojmë mbështetjen tuaj”, i ka thënë Kalaj kryetarit Bahtiri.

Ndërkaq, kryetari Bahtiri ju tha drejtësive të Federatës së Sindikatës të Administratës Publike se kjo sindikatë e ka pas dhe do ta ketë mbështetjen e plotë të tij, në të gjitha rastet.

“Edhe unë mendoj se riorganizimi i sindikatës në administratën komunale është i nevojshëm. Sindikata duhet të jetë më aktive lidhur me të gjitha çështjet që ju përkasin shërbyesve civil. Unë i kam mbështetur kërkesat e sindikalistëve dhe këtë do ta bëj edhe në të ardhmen”, tha kryetari Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …