Kryetari Bahtiri priti nxënëset e talentuara Marigona Rexha dhe Blerta Breznica

Kryetari i komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri ka pritur  nxënëset e talentuara Marigona Rexha dhe Blerta Breznica, të Gjimnazit “Frang Bardhi” nga Mitrovica të cilat sot kishin ardhur për ti dhuruar kryetarit Bahtiri një punim kreativ të tyre, të titulluar me emrin “ Mitrovica e Bashkuar”.

Ky punim i cili ishte ekspozuar edhe ne “Panairin e Shkencës dhe Kulturës 2016” organizuar nga nxënësit e Gjimnazit “Frang Bardh”,  ndonëse me materiale nga kartoni dhe stiropori pasqyron realitetin më të bukur, Mitrovicën e bashkuar, qytet ky i njohur ndër vite me vlera të larta kulturore dhe artistike.

Kryetari Bahtiri ju tha dy nxënësve të talentuara se ju jeni dy mysafiret më të mira dhe më të dashura që ka pritur ai prej se kur është bërë kryetar i Komunës.

”Më keni gëzuar pa masë qe sot keni ardhur fillimisht për të më vizituar dhe për të më dhuruar një punim me vlera shumë të larta artistike dhe më domethënie historike. Ju përgëzoj për punën e bërë dhe për idenë tuaj aq të pastër dhe të çiltër” shtoi kryetari Bahtiri.

Gjeneratat e reja janë perspektiva e qytetit, perspektive e kësaj komune, prandaj ne do te angazhohemi edhe në të ardhmen që të investojmë në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja dhe ngritjen e cilësisë në shkollat tona, tha nder të tjera kryetari Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …