Kryetari Bahtiri takoi bashkëqytetarin tonë nga Suedia, Xhevat Isufi

Kryetar i komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri ka takuar bashkëqytetarin tonë nga Suedia, Xhevat Isufi, i cili ishte i shoqëruar nga Hamit Beqiri, drejtor i SHMLT “Arkitekt Sinani” dhe  Gani Rama, drejtor i  SHML të mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” nga Mitrovica.

Bashkëqytetari ynë, Xhevat Isufi,  i cili punon në një institucion shkollor prestigjioz në komunën e Angelholm të Suedisë  së bashku me mësimdhënës të tjerë  të kësaj komune, janë duke punuar që si donacion ti dhurojnë komunës së Mitrovicës, respektivisht shkollës SHMLT “Arkitekt Sinani”   inventar dhe pajisje shkollore si banka, karrige, tavolina, kompjuter për 20 klasë mësimore. Xhevat Isufi me këtë rast ka thënë se jeton e punon në Suedi por është i përkushtuar për të ndihmuar shkollat tone dhe qytetarët e Mitrovicës.

Kryetari Bahtiri, ka falënderuar shumë bashkëqytetarin tonë i cili ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar nxënësit e shkollës teknike, për tu pajisur me kushte sa më moderne. “Më lejoni që në emrin tim  të ju falënderoi për kontributin tuaj, për një veprim kaq të devotshëm  dhe  se ky  donacioni do të jetë  shumë i rëndësishëm për modernizimin e shkollës dhe për përmirësimin e kushteve për mësim” ka thënë Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …