leoni

Kryetari Bahtiri takoi udhëheqësin e sektorit social nga Caritas Kosova

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Muhedin Osmani, kanë takuar  udhëheqësin e sektorit social nga Caritas Kosova, Pal Baftijaj, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të Caritas-it dhe komunës sonë.

Fillimisht kryetari Bahtiri, falënderoi përfaqësuesin nga  Caritas Kosova  me të cilët komuna jonë ka pasur bashkëpunime shumë te mira në realizimin e shumë projekteve të përbashkëta, e sidomos në projektin e fundit të realizuar së bashku me Caritas Kosova dhe Ministrinë e Shëndetësisë, për punësimin e shumë mjekëve  dhe stomatologët të diplomuar nga komuna e Mitrovicës.Më tutje Kryetari Bahtiri ka shtuar se është i gatshëm që të zgjeroi  këtë bashkëpunim të mirë edhe në vitet tjera.

Edhe z.Baftijaj nga Caritas Kosova ka falënderuar kryetarin Bahtiri për  punën e tij të mirë, duke thënë “ Është hera e parë që një kryetar i komunës është kaq i angazhuar dhe përkushtuar për të zgjedhur probleme dhe për të ofruar kushte sa më të mira për qytetaret “.

Të dy palët u dakorduan  se bashkëpunimi me Caritas  Kosova  të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …