Kryetari Bahtiri u prit nga Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në komunën e Mitrovicës dhe  Ministri i Bujqësisë dhe Zvillimit Rural, Memli Krasniqi, kanë biseduar në Prishtinë  rreth mundësisë së përkrahjes më të madhe të fermerëve të komunës së Mitrovicës.

Ai tha se tek fermerët e Mitrovicës është krijuar njëfarë bindje se Mitrovica është lënë anash sa i përket grandeve dhe subvencioneve që ndahen nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Kryetari Bahtiri kërkoj nga ministri Krasniqi, që me rastin e subvencionimit dhe ndarjes së grandeve, bujqit e Mitrovicës të trajtohen me prioritet, për shkak të situatës së vështirë në të cilën gjendet komuna e Mitrovicës, si pasojë e rrethanave të krijuara gjatë dhe pas  lufte, duke shtuar se komuna e Mitrovicës ka një buxhet mjaft të limituar dhe që nuk i plotëson as për së afërmi nevojat e qytetarëve, pra as të bujqve.

Në vazhdim Kryetari Bahtiri kërkoj nga ministri Krasniqi, që Mitrovica të mbështetet me prioritet  për ndërtimin e dy tharëseve për bimë mjekësore e aromatike dhe ndërtimin e disa pikave grumbulluese të pemëve, perimeve, frutave të malit etj, si dhe të shikohet mundësia e realizimit të ndonjë projekti të përbashkët.

Drejtori Nasuf Aliu, fillimisht e njoftoj ministrin Krasniqi me gjendjen aktuale në bujqësinë e komunës së Mitrovicës,  përpjekjet që po bëhen për tejkalimin e saj, si dhe për prioritetet e caktuara e që janë sektori i qumështit, ku Shala e Bajgores ofron potencial të jashtëzakonshëm, po ashtu edhe hortikultura dhe pemëtaria.

Ai po ashtu e njoftoj ministrin Krasniqi edhe për aktivitetin në vetëdijesimin e fermerëve nga komuna e Mitrovicës për përfitimin e grandeve nga Ministria, duke thënë se ai ka filluar përmes organizimit të takimeve  të ndryshme, në të cilat ata informohen mbi kushtet që duhet plotësuar për të qenë përfitues.

Drejtuesit e komunës së Mitrovicës kanë kërkuar nga ministri Krasniqi edhe kompensimin e dëmeve të fermerëve të shkaktuara nga vërshimet në vitin e kaluar dhe ditë më parë.

Ministri Krasniqi u zotua se Ministria që ai e drejton, do t’i kompensoj fermerët duke ua mbulua 25 për qind të dëmeve që u janë shkaktuar, në bazë të raporteve të paraqitura në atë kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Përfundoi mbledhja e Rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, e dhjeta për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi Arbër Zenuni, u mbajt seanca e Kuvendit Komunal të Rahovecit e dhjeta …