Kryetari Bahtiri vizitoi fabrikën e llokumeve ” Driloni “

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe drejtori i derjtorisë  për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Besnik Beka, kanë vizituar fabrikën e llokumeve “Driloni” e cila gjendet në Koshtovë të Mitrovicës. Kjo fabrikë bënë prodhimin e llojeve te ndryshme te llokumeve, keksëve, çokollatave, etj.

Pronari i Fabrikës së llokumeve “Driloni”, Fehmi Binaku, e ka njoftuar kryetarin Bahtiri me punën, veprimtarinë dhe pengesat që ai përballet  gjatë punës së tij të përditshme në prodhimtari.

Binaku tha se në këtë fabrikë ka investuar mbi 400 mijë euro dhe se brenda ditës prodhon 800 pako llokume  dhe 600 pako keksë. Sipas tij, plasmani i produkteve në treg  nuk është problem, mirëpo presim ndihmën e institucioneve tona, të cilat do të na ndihmonin  në zgjerimin e fabrikës, por edhe në eksportin e prodhimeve tona”, tha ai.

Duke e vlerësuar lartë  punën që është duke u bërë në fabrikën e llokumeve “Driloni”, kryetari Bahtiri, theksoi se udhëheqja e Komunës së Mitrovicës si prioritet parësor ka përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme. Bahtiri theksoi se  vetëm me   investime në prodhimtari mund të arrihet deri tek zhvillimi ekonomik, me çka edhe do të zvogëlohej papunësia në Mitrovicë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …