Kryetar i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut është thelbësor për stabilitetin e tërë rajonit. Begaj në konferencën e 27-të të shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut të mërkurën, tha se Kosova, ndonëse shtet i ri, ka treguar përkushtim ndaj paqes dhe bashkëpunimit, andaj përbën një faktor kontribuues për sigurinë në Ballkanin Perëndimor. u shpreh se Kosova e ka dëshmuar përkushtimin ndaj paqes dhe është faktor kontribuues për sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Anëtarësimi i Kosovës në këtë Kartë është thelbësor, jo vetëm për sigurinë e Kosovës, por edhe për stabilitetin e të gjithë rajonit. Kosova, ndonëse është shtet i ri, ka treguar përkushtim ndaj paqes dhe bashkëpunimit, dhe përbën një faktor kontribuues për sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Iniciativa Amerikë-Karta e Adriatikut ka treguar ndër-vite se është një instrument i fuqishëm dhe efektiv për promovimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit midis vendeve tona dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.
