leoni

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kërkuar që bashkëpunimi në mes të dy shteteve të shtrihet në të gjitha fushat

Kryetari, Bajram Begaj e ka dënuar ashpër rrëmbimin e tre policëve nga forcat serbe, të cilin e ka quajtur akt të rëndë provokativ

Ndryshe nga Kryeministri, Edi Rama, i cili se po e pret fjalën e KFOR-it për rastin e tre policëve të kapur nga Serbia, kryetari i Shqipërisë,  Bajram Begaj e ka dënuar ashpër rrëmbimin e tyre nga forcat serbe, të cilin edhe e  ka quajtur “akt të rëndë provokativ, Ai u ka kërkuar  forcave ndërkombëtarëve të sigurisë  për të ndërhyrë. Presidenti Begaj, me të kaluar ushtarake, e ka quajtur rrëmbimin e policëve “akt të rëndë provokativ” të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin. “E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëjë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurarojnë veprime të tjera të ngjashme”, thuhet në deklaratën e Begajt. Në fund të deklaratës, Begaj ia ka bërë një “thirrje vëllazërore” autoriteteve të Kosovës që të bijnë pre e provokimeve të Serbisë dhe të kontribuojnë në shtensionimin e situatës, duke u bashërenduar me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …