Kryetari, Bajram Begaj, gjatë vizitës në Nju Jork, u takua me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar

Kryetari, Bajram Begaj, gjatë vizitës në Nju Jork, u takua me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj,  gjatë vizitës në Nju Jork, ku kryeson delegacionin zyrtar të Shqipërisë në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u takua edhe me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. Begaj me këtë rast shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për të forcuar marrëdhëniet e partneritetit strategjik me Amerikën dhe për të shfrytëzuar  të gjitha mundësitë që ofron partneriteti strategjik dhe lidhjet e forta midis dy vendeve. Situata në rajon dhe bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor, si edhe proceset integruese të këtij rajoni në Bashkimin Evropian, zunë një vend të rëndësishëm në bashkëbisedimin e presidentit Begaj me zyrtarin e lartë amerikan, njoftoi Presidenca shqiptare. Në takim u vu theksi tek domosdoshmëria e uljes së tensioneve në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe nisjes së zbatimit të Marrëveshjes së dakordësuar me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e Amerikës. Kryetari, Bajram Begaj theksoi se Shqipëria do të vijojë të jetë një partner i ngushtë i SHBA-ve për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …