Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj i dërgoi sot një telegram urimi kryetarit të Ukrainës, Vladimir Zelensky, me rastin e Ditës së Pavarësisë . Në mesazhin e tij, Begaj ndërsa përcjell urimet për këtë ditë vlerësoi marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, të cilat këtë vit kremtojnë 30-vjetorin e tyre, por edhe lidhjen e sinqertë midis dy popujve, falë edhe diasporës së hershme shqiptare në Ukrainë. “Në këtë 30-vjetor, si shenjë e dëshirës dhe e vullnetit tonë për të qenë sa më pranë Ukrainës dhe për të intensifikuar më tej bashkëpunimin, Shqipëria ka vendosur ta ngrejë nivelin e pranisë së saj diplomatike në Kiev. Begaj ritheksoi qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe të pavarësisë së Ukrainës. Ai siguroi se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë në Këshillin e Sigurimit dhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por edhe me mbështetje diplomatike e ushtarake, pasi ndajmë vlera dhe interesa të përbashkëta euroatlantike.(ATSH)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …