Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përfaqësuar shtetin në ceremonitë e kurorëzimit të Çarlit të Tretë, në Fronin Mbretëror të Anglisë. Ai me këtë rast është takuar edhe me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Shteinmejer, kryetarin e Austrisë, Alexander Von der Bellen, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin e Hungarisë, Victor Orban, kryeministrin e Australisë, Anthoni Albaneze, e të ftuar te tjerë. Në bisedat me këtë autoritete të larta të disa vendeve kryetari, Bajram Begaj nënvizoi rolin e Shqipërisë në rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe shkëmbeu opinione mbi sfidat aktuale me të cilat po përballet rendi botëror dhe vlerat e përbashkëta, – thuhet në njoftimin e Presidencës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …