Kryetari Bali Muharremaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillim të mbarë

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka vizituar disa shkolla të Komunës, me rastin e ditës së parë të fillimit të procesit mësimor  për vitin 2018-2019,  ai gjatë vizitave i ka uruar nxënësve dhe mësimdhënësve së pari shëndet e pastaj mbarësi dhe suksese në punë e mësime. Kryetari Muharremaj ka shtuar se: ,,E ardhmja e juaj është pikërisht duke e ndjekur rrugën e dijes dhe ajo që qeveris botën nuk është as forca, as ligji, por është mirësjellja dhe edukata”- Sami Frashëri. “E lexova me vëmendje këtë mesazh të vendosur në hyrjen e Shkollës Fillore ,,7Marsi”, i shkruar dikur nga shkrimtari ynë i madh Sami Frashëri që na flet shumë për drejtimin dhe vizionin që duhet ta kemi në edukimin dhe arsimimin e brezave”.

“Vizita ime nëpër shkolla fillore dhe të mesme, mendoj se do të funksionoj si përkrahje që bashkë ti shërbejmë të ardhmes”

“Urime fillimi i vitit të ri shkollor”.

Na priftë e mbara, ka shtuar kryetari Muharremaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …