Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu, Naim Tërnava, i dënoi sulmet e një dite më parë në Bruksel, të cilat sipas tij argumentojnë se terroristët nuk njohin vend dhe besim. Në një bisedë për “Zërin e Amerikës”, ai tha se Bashkësia islame e Kosovës solidarizohet me njerëzit e pafajshëm që pësuan nga këto akte terroriste e kriminale. Nga njerëz të pashpirt, nga njerëz të cilët janë të verbër në shpirt e në mendje dhe në zemër dhe bëjnë akte të tilla të prirë nga ndenja e shkatërrimit. Andaj ne solidarizohemi dhe lusim zotin që sa më shpejt të shërohen edhe ata të plagosur të cilët janë me qindra në këto shpërthime, sikundër solidarizohemi edhe me shpërthimet tjera të cilat ndodhën në Stamboll dhe Ankara para disa ditësh dhe këto shpërthime argumentojnë edhe një herë se terrori dhe terroristët nuk njohin vend nuk njohin fe, nuk njohin gjuhë, por terrori mbetet terror”, tha myftiu Tërnava. Myftiu Tërnava tha se këto shpërthime i bëjnë dëme fesë në të cilën thirren ata kriminelë dhe se këto nuk kanë asgjë të përbashkët me besimin islam.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …