Kryetari i BDI-së, Ahmeti: Shembulli i marrëveshjes me Sofjen, të shërbejë edhe për kontestin me Athinën

Kryetari i BDI-së, Ahmeti: Shembulli i marrëveshjes me Sofjen, të shërbejë edhe për kontestin me Athinën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti,  ka vizituar Ambasadën e Bulgarisë në Maqedoni, ku është takuar me ambasadorin, Ivan Petkov. Siç njofton BDI, kryetari Ahmeti dhe ambasadori Petkov diskutuan për marrëveshjen midis Shkupit dhe Sofjes, situatën politike në vend, reformat, barazinë gjuhësore dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE. “Ahmeti përshëndeti marrëveshjen për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bulgarisë, duke e cilësuar si të arritur të madhe në rrugën drejt NATO-së dhe BE-së, por edhe si kontribut për stabilitet dhe siguri në rajon.  Ai theksoi që shembulli i marrëveshjes me Sofjen duhet të shërbejë edhe për kontestin me Athinën në mënyrë që të zhbllokohet tërësisht rruga jonë EuroAtlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …