Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar me mbasadorin Norvegjez, Arne Sannes Bjornstad

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar me mbasadorin Norvegjez, Arne Sannes Bjornstad

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti është takuar sot në selinë e BDI-së, në Tetovë, me Ambasadorin Norvegjez, z. Arne Sannes Bjornstad. Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Bjornstad biseduan për krizën politike në Maqedoni si dhe shtjelluan alternativat për dalje nga situata e vështirë politike.  Ai e njoftoi Ambasadorin norvegjez rreth përpjekjeve intensive të BDIsë gjatë ditëve të fundit për të arritur kompromis midis palëve në interes të shtetit.  Këto ditë janë vendimtare për vendin dhe i takon tashmë partive politike maqedonase që t’i përkrahin alternativat për dalje nga kriza duke dëshmuar gatishmëri për përgjegjësi politike, reforma thelbësore si dhe rikthim të fuqishëm të agjendës EuroAtlantike dhe mirëmbajtjes së marrëdhënieve ndëretnike. Të vetëdijshëm që përplasja më serioze në vend tejkalon kufijtë dhe potencialet e Maqedonisë, liderët e partive më të mëdha në vend duhet ta arrijnë kompromisin menjëherë.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …