Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka qëndruar dje në Kosovë për të nderuar data nga e kaluara kombëtare. Në shtëpinë e Nazmi Llapashticës, në fshatin Dyz të Llapit, është shpalosur Pllaka Përkujtimore, në shenjë mirënjohje e nderimi për këtë familje që nga fillimi i viteve tetëdhjeta e deri ne çlirimin e Kosovës strehoi udhëheqës të LPK-së dhe veprimtarë të tjerë të kauzës kombëtare: Ahmet Haxhiu, Ali Ahmeti, Azem Syla, Xhavit Haliti e të tjerë. Me këtë rast merrnin pjese Adem Demaçi, Ali Ahmeti, Fazli Veliu- Daja dhe veprimtarë të tjerë të lëvizjes kombëtare. Në varrezat e fshatit Lupc, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, Adem Demaçi e Fazli Veliu- Daja, kanë vendosur kurora lulesh mbi varrin e heroit të popullit Ahmet Haxhiu, në 23 vjetorin e shuarjes se këtij veprimtari të devotshëm të kauzës kombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …