Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti shpalli fitoren në shumicën e komunave shqiptare

Kreu i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim nga selia e BDI-së në Reçicë të Vogël ka shpallur fitoren bindëse në Tetovë, Strugë, Çair, Dibër, Dollnen, Çair, Saraj, Likovë dhe Tearcë.

“I falënderoj të gjithë ata që shprehën vullnetin e tyre për këtë fitore. I falënderoj të gjithë që punuan për këtë fitore. Sigurisht që ka momente që ndonjë betejë edhe mund të humbet, por një betejë e humbur nuk do të thotë që humbë e tërë lufta. Në Gostivar jemi në pritje të rezultateve finale, megjithatë ne jemi të përgatitur, jemi të mëdhenj sa që edhe një betejë të vogël me e humbë e shndërrojmë në fitore e kjo vlen për Vrapçishtë, Zhelinë e Bogovinë. Ata që kanë fituar ndonjë nga komunat ne do t’i ndihmojmë, sepse janë komuna të të gjithë shqiptarëve”, deklaroi Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …